Karantina më përrallore është ajo e Argjentina Ramosaj (FOTO LAJM)

Teksa masat e ‘Covid-19’ vazhdojnë të kontrollojnë mënyrën e jetesës së të gjithëve, duket se këngëtarja e njohur, Argjentina Ramosaj ka gjetur formën më të mirë për ta kaluar atë.

Ajo është zhvendosur së bashku ne djalin Noah dhe partnerin e saj në Bogë të Rugovës.

Me pamjen e bjeshkëve të Rugovës, Argjentina ka ndarë pozat më të ëmba pranë bashkëshortit dhe të voglit të tyre.

Natyra dhe bukuritë e saj tërheqin vëmendjen në çdo foto e me siguri Ramosaj është duke kaluar kohën më produktive mes ajrit të pastër dhe njerëzve më të dashur.


Shtuar 30.04.2020 08:33