Jo vetëm që s’janë ndarë, por Erosi sapo u “çmend” pas fotove të nxehta të Oriolës (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë u aludua për ndarjen e Oriolës me Eros Grezden.

Modelja dhe futbollisti nuk shiheshin prejkohësh bashkë dhe për më tepër nuk ndiqeshin as në Instagram.

Mirëpo, duket se për punë ditësh gjërat janë rregulluar dhe ata jo vetëm janë bërë follow në Instagram, por në komente kanë plasur çokollatat!

Vetëm pak më parë, Oriola ndezi rrjetin me disa foto super seksi ku shfaqej me bikini në plazh.

Ajo mori vëmendjen e fansave dhe sigurisht fotove kaq të nxehta s’mund t’i rezistojë as partneri i saj, Eros.

Pasi ka pëlqyer postimin e partneres, Eros i ka lënë edhe një koment pikant.

“Fuego fuego”- shkruan futbollisti me emojin e flakës dhe një zemër të kuqe, ndërsa ne jemi më shumë se dakord se Oriola i vuri zjarrin sonte!

Pra, çifti jo vetëm që nuk është ndarë por janë më të afërt se kurrë me njëri-tjetrin!


Shtuar 22.07.2020 06:54