Jennifer i mësoi Shakirës si të bëjë twerk dhe rrjeti u çmend (VIDOE)

Jennifer Lopez e di mirë që të gjitha ne kemi nevojë për motivim pas një izolimi të gjatë në shtëpi dhe kështu, prandaj vendos të publikojë video dhe foto që do t’ju bëjnë të nisni që sot palestrën në kushte shtëpie.

Nëse s’ju kujtohet, J.Lo dhe Shakira dhanë një super performancë në shkurt në Super Bowl, por gjejeni kush i dha ca leksione të mira Shakira-s? Jennifer dora vetë!

“S’e besoj dot që kanë kaluar tre muaj që atëherë. Kanë ndodhur shumë gjëra që nga ajo kohë, por doja të ndaja me ju disa nga prapaskenat e kërcimeve me balerinët dhe Shakira-n.”-shkruan Lopez.

Tani, bëhuni gati të shihni vithet më të famshme dhe të ndiheni keq për gjithë ushtrimet që s’keni bërë.

Ndër të tjera, do të shihni edhe sesi Jenny, i mëson Shakira-s një teknikë fantastike për të tundur të pasmet.

“Unë e bëj këtë me gjunjët e mi. Tund gjunjët. Kur ti tund gjunjët, vithet tunden automatikisht. Ma ka mësuar mami kur kam qenë 4 vjeç!”- dëgjohet të thotë Lopez.


Shtuar 6.05.2020 13:24