Humb njeriun e shtrejnt, Miley Cyrus prek me postimin (FOTO&VIDEO)

Miley Cyrus ka njoftuar në rrjetet sociale se ka humbur gjyshen e saj, Loretta Finley. Ajo ndau disa foto e video me gjyshen e saj të cilën e quan “Mammie”.

“Edhe pse je larguar …. asgjë nuk do të ndryshojë. Ti do të jesh gjithmonë ikona ime e frymëzimit dhe e modës”, shkruan këngëtarja.

Ajo ka ndarë edhe momente të tjera, duke treguar sa e prekur është për këtë humbje. Kujtojmë se pak kohë më parë Miley i dha fund lidhjes me Cody Simpson dhe me siguri kjo nuk është një periudhë fort e mirë për të.


Shtuar 24.08.2020 12:32