Grida Duma dihet gjerësisht që mban “trofeun” si politikania më e bukur dhe tërheqëse shqiptare dhe ka bërë mjaft zhurmë në këtë aspekt.
Politologu Arjan Curi, që është bërë i famshëm për daljet e tij në emisionin e Arjan Çanit, nuk e ka përmbajtur dot veten përballë Grida Dumës mbrëmjen e djeshme.
Arian Çani: Jam në studio me Grida Dumën. Me siguri një publik që sheh tani thotë me vete ‘mos, Grida i ka zënë vendin Curit’.
Grida Duma: Vendi i Curit nuk zëvendësohet. Shpresoj që ti ta mbash me vite e me vite, por urojmë për më të mirën e Currit nëse është këtu te ty.
Arian Çani: Është gjithmonë këtu Curi, është në një studio tjetër. Mesa duket karantina dhe izolimi na detyron që të mos jemi më shumë se 2 veta në studio Grida.
Grida Duma: Absurd i madh Çani.
Arian Çani: Absurd është, por s’ke ç’i bën se përndryshe po ta shkelim rregullin na vijnë gjobat nga AMA, ose paralajmërimet. Curri mirëmbrëma!
Arjan Curi: Përshëndetje, përshëndetje znj.Duma.
Arian Çani: Curri është ulur… Në fakt ishte ide e Curit se tha nuk e kam provuar të jem nga një studio tjetër, tha ta provoj njëherë se gjithmonë kam parë të ftuarit po asnjëherë nuk kam qenë vetë.
Arjan Curi: Po, ta provoj dhe unë nga larg. Zonja Duma ishte aq e bukur sa nuk mund ta linim në një studio të vogël, kështu që me shumë dëshirë i lamë hapësirën që ta kishte ti aty afër sot.
Grida Duma: Të falënderoj Arjan!
Arjan Curi: Ishte kënaqësi.