Gati t’i marrë “fronin”, shoqja e ngushtë i nxjerr sekrete e errëta Kim Kardashian (FOTO LAJM)

Kim Kardashian ka debatuar me miken e saj të ngushtë Larsa Pippen disa javë më parë. Sipas mediave të huaja, njëri prej postimeve të Kanye-t i drejtohej pikërisht mikeshës së Kim-it, Larsa-s, të cilën e akuzonte se ishte afruar më shumë seç duhet me Tristan Thompson (ish-in e Khloe Kardashian). Me siguri këtu nisi krisja e shoqërisë së Kim dhe Larsa-s, por kjo nuk dihet ende me siguri.

Ndërkohë, është bërë publik lajmi se pasi “Keeping Up With the Kardashians” njoftoi mbylljen e transmetimit, Larsa Pippen do të nisë një reality-shoë të sajin, ku ajo do të zbulojë sekretet më të errëta të Kim-it, familjes së saj dhe serialit të tyre.

“Kim mori vesh lajmin se Larsa do të ketë një reality shou, vetëm pak ditë pasi ajo dhe familja e saj vendosën t’i japin fund serialit të tyre. Ajo nuk është e lumtur për këtë fakt, sepse tashmë, Larsa mund të bëhet një yll botëror dhe pse jo, t’i “vjedhë” fansat dhe perandorinë e saj të biznesit

Larsa ka qenë në dijeni të disa prej sekreteve më të errëta të Kim gjatë gjithë këtyre viteve dhe tani ajo është në një mision për t’u bërë një superstar i spektakleve reality. Kim shqetësohet se ajo nuk do ta ketë problem të flasë për çdo gjë lidhur me Kim dhe të shkatërrojë gjithçka për të cilën ajo ka punuar prej vitesh”, kanë treguar burimet.


Shtuar 16.09.2020 08:47