Feston ditëlindjen, Loredana zbulon si u surprizua në mesnatë (FOTO LAJM)

Reperja e njohur, Loredana, feston sot 25-vjetorin e lindjes. Ajo është surprizuar nga njerëzit e saj tê afërt në mesnatë, të cilët janë kujdesur t’i dhurojnë reperes momentet më speciale.

Ata e kanë befasuar me disa torta të personalizuara me foto nga fëmijëria dhe me të atin. Ndërsa në njërën prej tyre shihet fotoja e Hanës.

Loredana është surprizuar po ashtu edhe me një varëse, që është me siguri mjaft e shtrenjtë.

Tashmë na mbetet të presim për të parë çfarë ka menduar të organizojë Loredana për 25-vjetorin e saj.


Shtuar 1.09.2020 09:53