Feston ditëlindjen, Rezarta Shkurta i thur fjalët më romantike bashkëshortit (FOTO LAJM)

Rezarta Shkurta nuk humb asnjë rat për ti shprehur publikisht dashurinë bashkëshortit të saj, Ermal Hoxha.

Ditën e sotme Hoxha feston ditëlindjen dhe Rezarta nuk ka nguruar ti thur fjalët më të bukura e romantike:

“Kur u njohëm, të dy shumë të rinj numëronim çdo vit ditëlindjet e njëri-tjetrit! Sot numërojmë se sa shumë ëndrra kemi relizuar së bashku… Uroj të plakemi bashkë e të numërojmë ëndrrat e nipërve e mbesave tanë! Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e madhe! Me ty pranë jam gruaja më e lumtur në botë.”- i drejtohet publikisht ajo bashkëshortit me këto fjalë romantike.

Kujtojmë se Hoxha doli nga burgu rreth dy vite më parë nga katër vite që kishte qëndruar si i dënuar.

Çifti nuk i ka kursyer daljet publike dhe fotot në rrjetet sociale, që pas daljes së Hoxhës.


Shtuar 8.06.2020 09:12