“Të varfër edhe shpirtzinj”, Oriola Marashi revoltohet me qytetarët që ankohen për ndihmat (FOTO LAJM)

Një foto ku qytetarët ankohen në rrjete sociale për ushqimet e marra nga bashkia si të pamjaftueshme e ka revoltuar modelen e njohur Oriola Marashi.

Modelja i quan këto njerëz mosmirënjohës dhe shpirtzinj. Ajo mendon se këto janë thjeshtë mashtrime. Sipas Marashit, duket se ndihmat kanë shkuar në derë të gabuar, pasi këto ‘të varfër’ paskan edhe telefon me kamera, për të fotografuar ushqimet!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
“Këto fotot i marrin i hedhin vetë se s’ka mundësi të jenë edhe të varfër edhe kaq shpirtzinj. Edhe në qoftë se ju ka dërguar aq (që s’ka shance të jetë e vërtetë) turp të keni mosmirënjohësa. Këto ndihma duhet t’i dërgohen dikujt që ka vërtet nevojë dhe jo dikujt që paska edhe telefon me Camera. Sa për dijeninë tuaj edhe ne me kaq ushqime jemi rritur dhe hanim groshë çdo ditë, dhe u rritëm falenderues dhe mirënjohës për bukën e sotshme”,– shkruan Oriola Marashi në postimin e saj.


Shtuar 2.04.2020 11:00