“E teprova”, “Hyrremi” pranon publikisht se është penduar për operacionet plastike (FOTO LAJM)

Aktorja e cila luan rolin e “Hyrremit” në serialin “Sulejmani i madhërishëm”, vitet e fundit pësoi një transformim në pamjen e saj.

Ndryshimi i saj në pamje ra në sy dhe u komentua shumë në mediat turke dhe jo vetëm.

Aktorja gjermano-turke, Meryem Uzerli e ka pranuar për herë të parë që ka bërë operacione plastike në një nga ntervistat e saj.

Ajo u shpreh se ka bërë buzët dhe botoks për rrudhat në fytyrë. Aktorja mesa duket është penduar dhe në fund tha se nuk do të bëjë më ndërhyrje në fytyrë.

“Kam bërë buzët dhe botoks. E pranoj, për një periudhë kohe e teprova me ndërhyrjet estetike sepse kisha vetëbesim të ulët. Tani nuk do bëj më asgjë”-tha ajo.


Shtuar 15.05.2020 12:43