E dashura e Seldit i ka thënë disa fjalë për Mimoza Shkodrën.
Vetëm 10 ditë më parë, Seldi Qalliu bëri publike lidhjen e tij më të re me të dashurën 22-vjeçare, Sindi Çela. Për t’i uruar ditëlindjen, këngëtari vendosi që të publikonte në “Instagram” një foto ku shfaqeshin duke u puthur.
Së fundmi, ata ishin të ftuar në emisionin “Why Not”, ku zbuluan detaje nga lidhja e tyre e dashurisë. Seldi tregoi madje se i ka bërë dedikim edhe këngën e fundit, ku Sindi është madje pjesë e videoklipit.
Dyshja gjithashtu zbuloi se kanë kaluar muajt e karantinës së bashku. Gjatë intervistës ata janë vënë në siklet, duke ju rikujtuar lidhjen e fundit të Seldit me këngëtaren Mimoza Shkodra.
Kujtojmë se dy këngëtarët e njohur u ndanë pak pasi bënë publike fejesën e tyre dhe asokohe kjo ngjarje bëri shumë bujë. E dashura e re e këngëtarit u pyet se çfarë mendon ajo për Mimozën dhe përgjigja e Sindit i befasoi të gjithë.
Ajo u shpreh se Shkodra është një këngëtare shumë e mirë dhe nuk mundi ta fshihte lumturinë për faktin që u nda nga Seldi.
“Mimoza Shkodra mendoj se është këngëtare shumë e mirë, shumë. Edhe më bëhet qefi që është ndarë se tani Seldi është me mua”, u shpreh Sindi.