Do thyhen shumë zemra, bashkëpunimi i rradhës i Ylli Limanit është super surprizë (FOTO LAJM)

Ylli Limani është një ndër emrat më të njohur të muzikës dhe ndër këngëtarët më të pëlqyer nga publiku i gjinisë femërore.

Baladat e tij na kanë prekur gjithmonë shpirtin dhe duket se edhe balada e radhës është rrugës.

Me siguri edhe kënga e re do të jetë një tjetër perlë e Yllit, i cili kësaj here po bashkëpunon me këngëtarin dhe kantautorin Flori Mumajesi.

Vetë Flori ndau në Instagram një foto të këngëtarit në studion e tij, duke treguar se në këtë projekt po bashkëpunon edhe Fatjon Miftari.

Projekti i ri që jemi të bindur se do të na prekë zemrat do të titullohet “Hana”, ndërsa ende nuk është bërë e ditur data e lançimit të kësaj kënge.


Shtuar 17.01.2020 09:20