“Në parlament ka idiotë që nuk dinë të lidhin dy fjalë”, deklarata e fortë e Paskal Milos

Politikani i njohur, Paskal Milo i ftuar mbrëmjen e djeshme në Opinion ka bërë disa deklarata të forta në lidhje me qeveritarët shqiptarë.

Historiani u shpreh ndër të tjera se, sistemi zgjedhor që kemi ka prodhuar idiotë.

Milo tha se në Parlament ka deputetë të cilët nuk dinë të lidhin dy fjalë.

Pjesë nga biseda:

Milo: Për mua sistemi më i mirë ishte mazhoritar i korrektuar. Bashkohem me idenë se asnjë sistem nuk është i keq por zbatohet keq. Çdo vend zbaton një sistem që i përshtatet. Në 2008 ne bëmë një sistem të deformuar dhe këto janë pasojat që ka sjellë ai sistem. Në rast se nuk ç’bëhet 2008 nuk ka stabilitet politik në Shqipëri sepse nuk ke zhdukur vatrën e krizës. Mazhoritari është më burrëror më i ndershëm, del para popullit të peshon populli. Si mund të dalin deputetë që janë idiotë, e di çdo me thënë idiotë? Që s’dinë të lidhin dy fjalë në parlament dy vjet.

Blendi Fevziu: Të lutem mos fyej idiotët.

Paskal Milo: Ai idioti mua më mund me dollarë. /albeu.com/


Shtuar 17.01.2020 09:15