“Djali yt është burri im”, Luana ia thotë troç këngëtares kosovare (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e sotme në ekranin e Top Channel-it ka startuar një puntatë speciale e emisionit shumë të ndjekur nga publiku, “Shiko kush luan” me plot 30 të ftuar. Në pjesën e parë, një ndër të ftuarit është këngëtarja e njohur Gili e cila u shpreh në studio se do donte një nuse si Luana.

Nisur nga kjo, moderatorja si asnjëherë tjetër ka rrëfyer një ‘sekret’ fëmijërie.

Të lidhura

None found

Ajo ka treguar se që e vogël i ka adhuruar këngët e Gilit dhe për me tepër kur luante me të motrën Marinën, i thoshte ‘Burri im është çuni i Gilit (imagjinar)’ duke zbuluar se do i kishte pëlqyer një vjehërr si këngëtarja.

Luana ishte e apasionuar pas këngës ‘Xixëllonja’, një hit i shumë viteve më parë, kur moderatorja ishte vetëm 6 vjec.


Shtuar 2.01.2020 08:14