Kosova shpall “non grata” ministren serbe për retorikë fashiste, i ndalohet përjetësisht hyrja në vend

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi sot se ka shpallur persona të padëshirueshëm Snezana Paunoviç, ministre e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, duke i ndaluar përgjithmonë hyrjen dhe kalimin tranzit nëpër territorin e Kosovës.

Ky akt administrativ erdhi si pasojë e deklaratave që zyrtarja serbe shprehu, të cilat Sveçla i interpretoi si zgjatim i politikave të spastrimit etnik kundër popullatës shqiptare.

Të lidhura

None found

Përmes një njoftimi, ai vuri në dukje se Paunoviç ka rikonfirmuar një projekt nga i cili Beogradi zyrtar nuk është distancuar asnjëherë: spastrimin etnik të shqiptarëve. Sipas tij, në kohët moderne këtë e provoi Slobodan Millosheviç, të cilin e përshkroi si kasapin e Ballkanit.

Sveçla theksoi se megjithëse gjuha e përdorur nga ministrja mund të duket e njohur, ajo pasqyron vazhdimësinë e një orientimi shtetëror që për dekada të tëra ka gjeneruar dhunë, krime dhe orvatje për fshirjen e shqiptarëve nga viset e tyre stërgjyshore.

Ai cilësoi si të patolerueshme urrejtjen e shprehur me nota kërcënuese ndaj rendit kushtetues dhe sovranitetit të Kosovës, duke kërkuar që kjo qasje të dënohet ashpër nga shtetet dhe shoqëritë demokratike që mbrojnë paqen dhe të drejtat e njeriut.

Vendimin për shpalljen “non grata”, Sveçla tregoi se e mori në cilësinë e titullarit të MPB-së, duke e përshkruar Paunoviç si person të padëshirueshëm, me ndalim të përhershëm për të hyrë apo kaluar tranzit përmes Republikës së Kosovës.

Në fund të reagimit të tij, ministri i Brendshëm deklaroi se periudha kur shqiptarët shtypeshin dhe masakroheshin ka marrë fund njëherë e mirë. Ai nënvizoi se Kosova është një shtet sovran dhe demokratik, me institucione të forta që ruajnë rendin kushtetues dhe sigurinë e çdo qytetari. Çdo përpjekje për të rindezur ideologjitë e spastrimit etnik, paralajmëroi ai, do të ndeshet me një përgjigje të prerë, ligjore dhe institucionale.


Shtuar 14.07.2026 21:32

MatbetBetsmoveEsenyurt EscortmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetİmajbetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş