Celine Dion humb nënën e saj, këngëtarja thyen zemrat me dedikimin (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur Celine Dion ka humbur njeriun më të shtrenjtë , mamanë e saj.

Therese Dion vdiq në moshën 92 vjeçare.

‘Mami të dua shumë shumë shfaqjen e sotme do ta dedikoj ty dhe do të këndoj më gjithë zemër për ty’ ka shkruar krahas fotos këngëtarja.

Tereza Dion ka qënë ajo që ka bërë që vajza e saj Celine të ketë një karrierë të suksesshme.

Kur Celine ishte vetëm 12 vjeç, ajo i dërgoi një kasetë të vajzës së saj producentin René Angelil, i cili më vonë do të bëhej burri i Celine.

Gjithashtu Tereza ka realizur dhe një program duke tregtuar pjatat e saj nën emrin e markës “Les pâtés de Maman Dion”.

Dhe kryeminstri kanadez Justin Trudeau shkroi në Twitter : “Një njeri i jashtëzakonshme dhe filantrope bujare që mban një vend të veçantë në zemrat tona”.


Shtuar 18.01.2020 11:50