Bora i “tradhtoi”, vëllezërit Veshaj e zëvëndësojnë me moderatoren bukuroshe (FOTO LAJM)

Pas përfundimit të programit “Treshat” dhe largimit të Bora Zemanit në Top Channel, të gjithë janë sy e vesh se çfarë po përgatisin vëllezërit Veshaj këtë sezon.

Ata po sjellin një tjetër emision që do të jetë “Late Night”, ndërsa burime për “Neës31” kanë treguar se s’do të jenë vetëm.

Binjakët do të shoqërohen nga një moderatore tepër simpatike dhe e dashur për publikun, Einxhel Shkira.

Megjithëse asnjëra prej palëve nuk e ka bërë të ditur këtë lajm, mësohet se treshja është në përgatitje e sipër për të sjellë gjëra interesante që me siguri do të na mbajnë të mbërthyer përpara ekranit.

Më herët, u përfol se Borën do ta zëvendësonte moderatorja Xhemi Shehu dhe shkak për këto lajme u bë fotoja e publikuar nga Romeo.

Ai dhe Donaldi shfaqeshin në shoqërinë e Xhemit dhe kaq mjaftoi që të aludohet për “treshat e rinj”.


Shtuar 2.10.2020 11:41