Valdrin Sahiti është një ndër stilistët më të talentuar të trojeve shqiptare. Suksesi i tij i ka kaluar kufijtë dhe personazhë si Beyonce apo Cardi B e kanë zgjedhur për fustanet e tyre. I ftuar në “YOU&ME” nga Julka Gramo, ai ka folur për punën e tij dhe trendet e modës.
I pyetur se cilin trend do të zhdukte, ai është shprehur se i pëlqen të gjitha stilet kur i sheh tek të tjerët. Gjithsesi, ajo që nuk i pëlqen është bastardimi i kulturës nëpërmjet veshjeve:
Të lidhura
None found
“Ajo që nuk më pëlqen dhe vazhdon të ndodhë çdo ditë, është bastardimi me gjëra që janë jo shumë të hijshme. Kur ti vendos të luash me një epokë dhe e bastardon se nuk e njeh, kur ti vendos të luash me veshje kombëtare dhe e bastardon se nuk e respekton, për mua as në art nuk tolerohet. Ajo është diçka kombëtare që ka një temë, një traditë, për të cilën njerëzit kanë vdekur e kanë luftuar. Ose e ruan ashtu siç është, ose e sjell 10-fish më të bukur, por jo të bastarduar”.
Ndër të tjera, Valdrini ka treguar se nëse do i jepej mundësia, do ta linte Kosovën e Shqipërinë, për ta vendosur karrierën e tij në Paris apo Los Angeles.
