Alesia Bami “çmend” rrjetin me fustanin e shkurtër: Ka lezet dy metra shalë (FOTO LAJM)

Moderatorja e njohur, Alesia Bami, është një nga moderatoret më të ndjekura në rrjetet sociale. Ajo komentohet shumë për pozat e saj provokuese e seksi, që “çmendin” fansat e shumtë.

E kështu ka ndodhur edhe një ditë më parë, kur Alesia ka postuar në “Instagram” një fotografi ku shfaqet e ulur në divan te studio e emisionit, “Procesi Sportiv”.

Në foton në fjalë, ajo shfaqet e veshur me një fustan shumë të shkurtër ngjyrë lejla që i ekspozon mjaft bukur këmbët e gjata. E këtë detaj e kanë vënë re edhe ndjekësit e saj të cilët i shkruajnë: “O yll i bukur. Ka lezet, dy metra shalë aty”.

Si çdo postim tjetër, edhe kjo pozë është pëlqyer me mijëra herë e komentuar nga qindra fansa, të cilët nuk i kursejnë komplimentet.


Shtuar 1.03.2020 11:28