Albëria publikon foto me bikini, rrjeti “çmendet” pas këngëtares (FOTO LAJM)

Albërije Hadërgjonaj e ka treguar se kujdeset mjaft për veten, megjithatë ndjekësit e saj sërish janë befasuar me foton e fundit të këngëtares në Instastory.

44 vjecarja që prej disa kohësh është mjaft aktive në rrjetin social, ka postuar një foto të sajën me bikini. Edhe pse fotografia nuk është e plotë, aty mund të shihen qartë linjat perfekte të saj.

Forma fizike e 44 vjecares është padyshim për tu admiruar, por duke pasur parasysh sesa shumë investon në pamjen e saj, mund te themi se nuk do të kishim pritur më pak prej Albërijes!


Shtuar 4.01.2020 11:04