A infektoi të tjerë persona? Flet menaxheri i “Babastars” që doli pozitiv me COVID-19

Menaxheri i grupit të njohur “Babastars”, Dekorim Sahiti, bëri me dije pak ditë më parë se ka rezultuar pozitiv në analizën për COVID-19.

Ai e dha vetë lajmin në një postim në Facebook, ku u kërkonte njerëzve të mos përhapin panik. Por shqetësimi më i madh ishte rreth njerëzve me të cilët kishte pasur kontakt Dekorimi.

Për të shuar të gjitha dyshimet ai ka reaguar sot në Instagram, ku shprehet e gjithë shoqëria ka dalë negative. Ky lajm e ka gëzuar pa masë Dekorimin, i cili thekson se fuqia e virusit ka rënë, por kjo nuk duhet të thotë se duhet të zvogëlojmë kujdesin.

Reagimi i plotë i Dekorit:

Familjarë, shokë dhe shoqe …

Ditët që ballafaqohesh me virusin dhe je nën monotoninë e vetizolimit (sidomos në ditët me mot të mirë si këto të fundit), e vetmja gjë që të bën të lumtur është që të gjitha rastet e kontaktit tek të cilët ti mund të kesh qenë bartës i virusit po rezultojnë negativ në Covid-19.

Nuk jam ekspert i kësaj lëmie, por si duket virusit po i humb fuqia. Ballafaqimi me të po është më i lehtë dhe mundësia për të infektuar fatmirësisht është zvogluar. Gjithsesi, nuk po them që ta zvoglojmë kujdesin – përkundrazi.

Lajmi im i mirë është se deri më sot i gjithë stafi “Momo” si dhe miqtë me të cilët kam pasur më së shumti kontakt kanë rezultuar negativ 🙏🏼🙏🏼.

Shpresoj të vazhdoj kështu deri në fund dhe ne që po ballafaqohemi me këtë virus ta kalojmë sa më lehtë e t’i kthehemi normalitetit.

Ju don Dekori, shihemi së shpejti💪🏼

Kujdes po, panik jo ♥️/iconstyle


Shtuar 20.06.2020 21:02