Pilula kontraceptive është padyshim metoda më e përdorur për parandalimin e shtatzënisë së padëshiruar. Megjithatë, është e rëndësishme që të dini funksionin dhe efektet e mundshme anësore të tyre ër t’i marrë ato me vetëdije të plotë. Pilula kontraceptive është një lloj ilaçi që merret nga goja dhe lëshon dy hormone: progesteronin dhe estrogjenin, molekula të sintetizuara në mënyrë të tillë për të qenë të ngjashme me homologet e tyre të prodhuara në mënyrë natyrale nga trupi njerëzor femëror.
Mbrojtja e shëndetit riprodhues përmes përdorimit të kontraceptivëve bashkëkohore është metoda më e besueshme e planifikimit familjar. Në mënyrë që ta kuptoni cila është zgjedhja juaj e vërtetë, do të ju numërojmë anët e mira dhe të këqija të mjeteve kontraceptive të cilat janë të pranishme në rrethin tonë.
Aknet zhduken si me magji/ Disa njerëz kanë akne hormonale, kështu që një cikël i rregullt dhe një dozë më e qëndrueshme e hormoneve u vjen në ndihmë për t’i zhdukur ato. Por duhet të dini se çrregullimet mund të përkeqësohen para se të përmirësohen, kështu që është mirë të prisni deri në gjashtë muaj para se të gjykoni nëse pilulat kontraceptive jua kanë përmirësuar lëkurën ose jo.
Periodat bëhen më pak të dhimbshme/ Gratë që vuajnë nga dysmenorrhea, periudhë kjo dhimbjeje kanë mundësinë që përmes kontraceptivëve periodat të mos u zgjasin aq shumë dhe të jenë më pak të dhimbshme.
Keni gjithnjë e më pak ciste në vezore/ Luhatjet hormonale kontribuojnë në krijimin e cisteve, ndaj duke marrë kontraceptivë do ta normalizoni dhe parandaloni situatën.
Shtoni në peshë/ Trupi i disa grave reagon negativisht ndaj kontraceptivëve duke marrë kile të përkohshme. Fajtor për këtë është hormoni estrogjen, i pranishëm me shumicë te pilulat.
Luhatje humori/ Për çdo herë që fusni hormone të jashtme në trup mund të keni ndryshime të gjendjes suaj emocionale.