Si të trajtoni skuqjen mes kofshëve dhe në zonat intime

Disa tema janë të sikletshme për t’u biseduar me familjen, madje dhe doktorin dhe një prej tyre janë puçrrat e vogla të kuqe mes kofshëve.

Ky problem delikat mund të trajtohet dhe në kushte shtëpie, por para se të kalojmë tek trajtimi le të shohim cilët janë shkaktarët e tij:

Djersitja e tepërt. Veçanërisht në mot të nxehtë, mund të përfundoni me skuqje në këto zona.

Fërkimi i tepërt. Nëse vishni të brendshme të ngushta ose jeni mbipeshë, atëherë është fërkimi i tepërt shkak për këto skuqje.

Një infeksion. Shumimi i mikroveve dhe kërpudhave mund të shkaktojë skuqje dhe puçra në zonat mes kofshëve. Kujdes me higjienën dhe mos i ndani me të tjerët peshqirët, mbathjet, etj.

Sistem i dobët imunitar. Në disa raste, sistemi i dobët imunitar ju bën vulnerabël ndaj këtij problemi.

Ju shpesh nuk e dini cila është origjina e këtij problemi, thjesht e ndjeni atë. Keni kruarje, bezdi, dhimbje dhe nuk dukeni mirë estetikisht. Provoni disa nga këto zgjidhje në shtëpi:

Kompresa të ftohta. Një nga zgjidhejt më të shpejta dhe më të mira. Zhysni një peshqir të vogël në ujë të ftohtë dhe vendoseni në këto zona. Do të ndjeni një lehtësim të menjëhershëm.

Sodë buke. Është shumë e rëndësishme ta ruani këtë zonë të thatë. Pasi të keni provuar këshillën e kompresave më lart, sigurohuni ta thani zonën duke spërkatur pak sodë buke. Do të largojë kruarjen.

Xhel aloe vera. Siguron një qetësim fantastik të kësaj zone. Para se ta aplikoni në lëkurë, lëreni të ftohet pak në friogifer. Mos e shpëlani pasi të aplikoni aloe-n. Lëreni xhelin për 15-20 minuta.

Vaj i pemës së çajit (i holluar). Nëse u besoni vajrave esenciale, vaji i pemës së çajit është i duhuri për rastin tuaj. Përzieni disa pika nga ky vaj me një lugë çaji ujë. Ka veti të fuqishme antibakteriale, antikërpudhore, antimikrobiale, etj.


Shtuar 15.07.2020 17:19