Ky është përbërësi që lufton 7 lloje kanceri

Një përbërës që ndodhet në turmerik mendohet se mund të sjellë trajtime mjekësore për të luftuar kancerin.

Shkencëtarët thonë se fuqitë anti-inflamatore dhe antioksidante mund të ndalojnë zhvillimin e tumoreve.

Ata analizuan në laborator më shumë se 5 mijë studime dhe zbuluan se bllokoi tetë lloje kanceri.

Rezultatet treguan se ishte efektiv në trajtimin e kancerit të gjirit, mushërive, gjakut, stomakut, zorrëve, palcës së eshtrave dhe prostatës.

Akademikët nga Universiteti Temple në Filadelfia thonë se përbërësi kimik “Curcumin” ndalon lëndët ushqyese që të transportohen në tumore.


Shtuar 3.01.2020 22:47