Kakao është një produkt që përmban shumë përbërës që jo vetëm e ushqejnë flokun tuaj, por edhe i jep butësi, aminoacide, minerale, antioksidantë dhe vitamina.
Ja çfarë ju duhet për këtë maskë natyrale për flokët tuaj:
1 lugë gjelle kakao pluhur
1/2 filxhan kafe kos (ose pak qumësht të ngrohtë)
1 vezë
Udhëzime:
Fillimisht rrih vezën, pastaj shto kakaon dhe në fund kosin (ose qumështin).
Përzieje të gjithë masën me kujdes. Sigurohu që masa të jetë homogjene dhe pak e trashë.
Fillo aplikoje në flokë, fillimisht në rrënjë dhe më pas në gjithë floku duke e ndarë në zona.
Përhape me kujdes derisa të mbarojë dhe mbaje për 30 minuta. Mbuloje kokën me një qese plastike dhe me një peshqir të ngrohtë të lagur.
Pas 30 minutave, shpëlaji flokët me ujë të ngrohtë.