Ju pëlqen të flini përmbys? Nuk duhet ta bëni më

Një ndër sekretet për të qenë në formë dhe për ta përballuar më mirë ditën është një pushim i mirë dhe një gjumë i qetë. Cilësia e gjumit është hapi i parë për të gjitha aktivitetet e ditës, përveç se ndikon në shëndetin tonë.

Edhe pozicioni që marrim gjatë natës është thelbësor për të parandaluar shqetësimet. Shumë ekspertë bien dakord me faktin se fjetja me shpinë është shumë e rekomandueshme. Lajme të këqija për adhuruesit e fjetjes barkas. Ky pozicion mund të shkaktojë probleme të shumta që lihen pas dore.

Personat që flenë përmbys e mbajnë kokën nga njëra anë e jastëkut, duke zgjatur tej mase qafën, gjë që sjell probleme në shtyllën kurrizore. Sugjerimi i ekspertëve është fjetja me shpinë, ose të paktën në krah.

Por, për një gjumë cilësor nevojitet edhe një jastëk i rehatshëm, jo shumë i lartë, si dhe një dyshek cilësor.

Sipas ekspertëve, ata që flenë barkas, për të reduktuar rreziqet e dhembjeve ose dëmet në shtyllën kurrizore, duhet të vendosin një jastëk poshtë gjurit në anën e kundërt nga kthehet koka, gjë që ndihmon trupin të anohet nga njëra anë, duke reduktuar kështu tensionin e pozicionit qa shkaktohet mbi qafë.


Shtuar 28.07.2020 06:30