4 këshilla se si ta shmangni të stërmenduarit gjatë natës

Njerëzit i kalojnë shumë net duke u stërmenduar. Është e kuptueshme nëse në mendjen tonë janë grumbulluar shqetësime të ndryshme, gjëra që kemi për t’i bërë, ngjarje, situata gjatë ditës, takime, ide apo detyra që na kanë mbetur pa i kryer. Megjithatë, asnjëra nga këto nuk duhet ta ndikojë shëndetin dhe gjumin tonë.

Njerëzit që janë hiperaktivë dhe ata që duan t’i kenë gjërat nën kontroll, janë pikërisht ata që vuajnë më së shumti nga mendimet e tepërta apo të stërmenduarit.

Nëse edhe ti stërmendohesh gjatë natës dhe si rrjedhojë ke problem me gjumin, atëherë mundohu ta kapërcesh këtë problem duke praktikuar katër këshilla.

1. Vepro më shumë se që mendon

Nga mendimet lindin ide. Por gjithashtu, disa mendime mund të të krijojnë edhe shqetësime të ndryshme, dhe të bëjnë t’i harrosh prioritetet dhe gjërat e rëndësishme. Nganjëherë, të menduarit e tepërt i zvarritë gjërat. Sa më shumë që i mendon, aq më shumë do të kesh frikë t’i realizosh.

Andaj, bëhu një person që vepron. Kur të vjen një mendim, shkruaje te lista e detyrave dhe shko në shtrat. Ndërsa idenë, mundohu ta realizosh të nesërmen.

2. Çohu dhe planifikoje ditën

Të stërmenduarit shpeshë ndodhë sepse brengosesh për detyrat që duhet t’i kryesh të nesërmen. Nëse veç të ka ikur gjumi, në vend se të mendosh se çka të pret ditën tjetër, çohu dhe planifikoje vet ditën.

Bëje një listë me gjërat që i ke stërmenduar dhe pastaj ndaj të rëndësishmet nga të parëndësishmet. Caktoji detyrat prioritare dhe pastaj shko të flesh. Në këtë mënyrë do të ndihesh më qetë dhe i kënaqur, duke e ditur se dita jote është e organizuar dhe nesër do t’i kryesh me sukses ato gjëra.

3. Pranoje se nuk mund të kontrollosh gjithçka

Nëse stërmendohesh dhe vazhdimisht planifikon t’i bësh gjërat në mënyrë të përkryer, vetëm sa do t’i shtosh vetes ankth dhe stres të panevojshëm. Boll u bregose për gjërat që ende kanë kohë të realizohen. Boll imagjinove skenare për një lidhje të përsosur, një biznes të suksesshëm apo një trup të përkyer. Kur i lë gjërat të ndodhin, ti zotëron aftësinë për t’i kryer ato me qetësi dhe përgjegjësi.

Kjo, do të të ndihmojë ta arrish atë përsosmërinë që e stërmendon gjatë natës. Pra, puno shumë, por puno në qetësi ama.

4. Jetoje të tashmen

Një nga mënyrat për ta kapërcyer të stërmenduarit, është ta jetosh të tashmen. Lumturohu me atë që ke për momentin. Nëse nuk je i lumtur, motivohu. Përmirësoje veten duke e pranuar atë që ke.


Shtuar 28.07.2020 21:58