Salianji: Rama poshtëron Policinë e Shtetit për propagandë politike

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se përdor Policinë e Shtetit për propagandë politike.

“Të poshtëtosh policinë e shtetit duke e përdorur si sfond të propogandës politike bën që çdo polic të ndihet i fyer, i poshtëruar, i pambrojtur!

Në këto kushte policia duket si instrument për qëllimet e KM dhe jo strukturë shtetërore për të luftuar krimin!

Njësoj siç i keqpërdor për sfond i detyron në fushatë elektorale për tëbashkëpunuar me llumin për të siguruar vota për Rilindjen, prandaj krimi ka marrë revansh dhe vrasjet e stilit mafioz ndodhin dhe nuk zbardhen, droga dhe krimi bëjnë kërdinë, grabitjet dhe dhuna është e pêrhapur kudo duke e kthyer territorrin në zotërim dhe sfond të kriminelëve”, shkruan Salianji./albeu.com


Shtuar 9.11.2021 12:38