Rezultatet përfundimtare, PS triumfon në Fier me 9 mandate

Ka përfunduar numërimi i votave edhe në qarkun e Fierit, ku fituese rezulton Partia Socialiste.

Sipas të dhënave të bëra publike nga KQZ, rezulton se PS ka marrë 91572 vota, që barazohen në 9 mandate, PD 64680 vota, ndryshe 6 mandate dhe LSI me 12312 vota dhe një mandat.

Ndërkohë vijon numërimi në qarkun e Tiranës dhe Durrësit.


Shtuar 27.04.2021 16:49