Seanca e formimit të qeverisë së re në parlamentin maqedonas ka nisur një orë me vonesë.
Në fillim të saj, i mandatuari për krijimin e ekzekutivit, Zoran Zaev sqaroi se një prej detyrave të para do të jetë përballja me krizën e shkaktuar nga koronavirusi. “Si kryeministër bashkë me kabinetin tim, do të dëshmojmë se mundemi të bëjmë më shumë dhe më mirë. Shteti ynë dhe e gjithë bota tashmë prej një kohe të gjatë përballen me situatën e vështirë që ka krijuar Covid 19.
None found
Ndaj me formimin e kësaj qeverie, gjëja e parë që do të bëjmë është menaxhimi i kësaj krize”, deklaroi Zaev. Ndërkohë, menjëherë pas fjalës së tij deputeti i VMRO-DPMNE-së në opozitë, Aleksandar Nikollovski u shpreh se sot po diskutohet për atë që ai e quajti “ qeveria e gënjeshtrave”, duke nënvizuar premtimet e LSDM-së dhe BDI-së gjatë fushatës zgjedhore.
“Gjatë fushatës parazgjedhore LSDM-ja premtonte një qeveri pa BDI-në, ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim premtonte një kryeministër shqiptarë. Ky është koalicion i manipulimeve zgjedhore. Ndërkohë që kriza me virusin korona u keqpërdor për qëllime politike”, u shpreh Nikollovski.
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikuese lidhur me mënyrën se si Policia e Kosovës i…
Hansi Flick po punon për të rikthyer unitetin dhe moralin në skuadrën e Barcelonës, pas dy humbjeve radhazi ndaj Paris…
Këtë të enjte, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur në burgun e sigurisë së lartë në Fier,…
Tensionet vijojnë në Kuvend, ku deputetët e PD janë përplasur me efektivët e Gardës së Republikës. Shkak për përshkallëzimin e…
Incizimet e publikuara së fundmi në media kanë zbuluar identitetin e një zyrtari policor nga Peja i cili kishte komunikim…
Në vitin 2025, komunat në Maqedoni dhe Bashkia e Shkupit lidhën 4,300 kontrata prokurimi publik me vlerë rekord prej 21.9…