Një studim i UNICEF-it zbulon se një në dhjetë fëmijë të grupmoshës 12-17 vjeç bie pre e keqpërdorimit seksual. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut ka dokumentuar 25 raste të shfrytëzimit online vetëm gjatë tetë muajve të fundit.
Gonce Jankovlevska nga organizata “Civika Mobilitas” thekson se nismat për mbrojtjen e të miturve nuk duhet të kufizohen vetëm në ndërgjegjësimin e publikut, por duhet të shoqërohen me veprime konkrete parandaluese.
None found
“Nuk bëhet më fjalë për hamendje rreth numrit të fëmijëve që pësojnë ndonjë lloj keqpërdorimi. Tashmë kemi hulumtime dhe shifra që na befasojnë. Shpresoj se falë këtyre nismave nuk do të mbetemi vetëm te habia dhe diskutimet disaditore në Facebook për faktin se një në dhjetë fëmijë të moshës 12-17 vjeç është viktimë e keqpërdorimit seksual sipas UNICEF-it”, u shpreh Jankovlevska.
Që problemi ekziston edhe në vend e konfirmojnë të dhënat e projektit “Internet i sigurt për fëmijët dhe të rinjtë”, i cili po zbatohet prej tetë muajsh në bashkëpunim me institucionet përkatëse. Liljana Pecova Ilievska nga organizata “Impetus” njoftoi se gjatë kësaj periudhe janë identifikuar 25 raste të ndryshme të rreziqeve dhe keqpërdorimeve në hapësirën online.
“Deri tani kemi trajtuar 25 raste, nga të cilat 9 kanë të bëjnë me profile, faqe apo pajisje të komprometuara, të suspenduara ose të paarritshme, përfshirë edhe çështje sigurie. Pesë raste kanë qenë me profile false dhe keqpërdorim të identitetit personal, 7 raste lidhen me keqpërdorimin e fotografive, videove, të dhënave personale dhe përmbajtjeve të diskutueshme online, kështu po i detektojmë aktualisht. Ndërsa kemi pasur nga 1 rast për kërkesa të fshirjes së profileve në rrjetet sociale”, deklaroi Pecova Ilievska.
Përtej evidentimit të rasteve, mbetet sfidë edhe reagimi institucional dhe ndërtimi i mekanizmave që sigurojnë mbrojtje më efektive për fëmijët dhe adoleshentët. Deputetja e LSDM-së, Jovanka Trençevska, vuri në dukje se vajzat janë veçanërisht të rrezikuara nga shfrytëzimi dhe dhuna seksuale.
“Në faqen e Kombeve të Bashkuara lexova se vajzat janë posaçërisht të prekura nga eksploatimi dhe dhuna seksuale. Një në katër vajza ka qenë viktimë e dhunës seksuale para se të mbushë 18 vjeç, ndërsa te djemtë raporti është një në nëntë”, theksoi Trençevska.
Trençevska njoftoi se grupi parlamentar i LSDM-së ka depozituar në Kuvend një projektligj për mbrojtjen e adoleshentëve gjatë përdorimit të shërbimeve digjitale dhe rrjeteve sociale. Sipas saj, kjo nismë ligjore synon vendosjen e rregullave më të qarta për operimin e platformave digjitale dhe përgjegjësinë e tyre ndaj përdoruesve të mitur. Ajo shpreson që propozimi të gjejë mbështetje te deputetët, duke nënvizuar se siguria e fëmijëve në internet duhet të jetë përgjegjësi e përbashkët.
Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të mbajë sot protestë para Drejtorisë së KEK-ut,…
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës do të mbajnë sot protestë në…
Paneli përzgjedhës për pozitën e Avokatit të Popullit do të mblidhet sot në Kuvendin e Kosovës për të shqyrtuar aplikacionet…
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot 2 seanca plenare, ku pritet të shqyrtohen çështje të rëndësishme. Në orën 10:00…
Këtë të enjte, një dollar amerikan, blihet për 81.6 lekë dhe shitet për 82.6 lekë. Euro, blihet me 89.8 lekë…
Donald Trump vlerësoi [...] Read More... The post Kërkesa e parë e Trump ndaj Kinës dhe vlerësimi për “marrëdhënien e…