Sipas një raportimi të The Times, propozimi i Arsene Wenger për të ndryshuar rregullin e pozicionit jashtë loje pritet të hidhet poshtë pasi u testua në garat e të rinjve dhe në ligën më të lartë të Kanadasë.
Wenger, trajneri legjendar dhe drejtues i departamentit të zhvillimit global të futbollit në FIFA, kishte sugjeruar që një lojtar të konsiderohej në pozicion jashtë loje vetëm kur të gjitha pjesët e trupit me të cilat lejohet të prekë topin ndodhen përtej mbrojtësit të fundit. Ndër këto pjesë ai përmendi këmbët, kokën dhe torzon, pra gjoksin, barkun dhe shpinën.
None found
Qëllimi i kësaj ideje ishte të shmangeshin anulimet e golave për shkak të diferencave milimetrike në linjën e pozicionit jashtë loje.
Në vitin 2020, Wenger e shpjegoi këtë me një shembull: nëse një futbollist ndodhet në pozicion jashtë loje vetëm për shkak të hundës, goli nuk duhet të anulohet, pasi me hundë nuk mund të shënohet. Sipas tij, një lojtar nuk do të ishte në pozicion jashtë loje nëse ndonjë pjesë e trupit me të cilën mund të shënojë është në vijë me mbrojtësin e fundit, edhe nëse pjesët e tjera të trupit të sulmuesit janë më afër portës.
Rregulli eksperimental u vu në provë në disa mjedise gjatë viteve të fundit, fillimisht në garat e të rinjve dhe më pas në futbollin profesionist, konkretisht në divizionin e parë kanadez. Sipas një raporti paraprak të The Times, i paraqitur në mbledhjet e fundit të IFAB-it, organit që përcakton ligjet e lojës, rezultatet nuk ishin ato që priteshin.
Analiza e 108 ndeshjeve tregoi se ekipet i tërhoqën linjat e tyre mbrojtëse mesatarisht me një deri në tre metra, ndërsa rritja e numrit të golave ishte shumë e vogël. Numri i pozicioneve jashtë loje të akorduara ra me 54 për qind, por vetëm 13 gola u realizuan nga pozicione që sipas rregullave aktuale do të ishin të paligjshme.
Për rrjedhojë, IFAB pritet të rekomandojë refuzimin formal të kësaj nisme.
Një përfaqësues i komiteteve të IFAB-it i tha The Times se konsensusi ishte i qartë që ky rregull nuk po funksionon. Sipas tij, linjat mbrojtëse kanë rënë shumë, numri i golave nuk është rritur ndjeshëm dhe disa nga golat janë dukur të çuditshëm. Ai shtoi se kjo ka qenë frustruese edhe për lojtarët, ndaj nuk është rruga e duhur.
Ndërkohë, thuhet se vetë Wenger ka pranuar se rregulli nuk po funksionon ashtu siç e kishte konceptuar. Tani po diskutohet një kompromis i mundshëm, sipas të cilit pozicionet e lojtarëve do të analizohen vetëm në bazë të pozicionit të torzos, duke lënë mënjanë këmbët dhe krahët. Çdo ndryshim i rregullores do të votohet në takimin vjetor të IFAB-it në pranverë, ku nevojiten të paktën gjashtë vota për miratim.
Jude Bellingham ka vendosur dy kushte për të nënshkruar një kontratë të re me Real Madridin, ndërsa negociatat mes përfaqësuesve…
Sulmi terrorist në Banjskë dhe përgjegjësia për organizimin e tij vazhdojnë të mbeten një nga çështjet më të rëndësishme në…
Çdo i dhjeti fëmijë i moshës 12 deri në 17 vjeç është viktimë e keqpërdorimit seksual, sipas një hulumtimi të…
Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të mbajë sot protestë para Drejtorisë së KEK-ut,…
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës do të mbajnë sot protestë në…
Paneli përzgjedhës për pozitën e Avokatit të Popullit do të mblidhet sot në Kuvendin e Kosovës për të shqyrtuar aplikacionet…