Gazeta prestigjoze New York Times ka publikuar një artikull nëpërmjet të cilit analizon raportin e kryeministrit Edi Rama me ish-agjentin e arrestuar të FBI-së, Charles McGonigal.
Ish-agjenti u akuzua javën e kaluar se ndihmoi një oligark rus që u përpoq të shmangte sanksionet amerikane.
Ndërsa në dosjen ndaj ish-agjentit përmenden edhe takimet e tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në artikull thuhet se kryeministri shqiptar dhe McGonigal zhvilluan një marrëdhënie, ku zyrtari i FBI, ndërmori hapa në dobi të Ramës.
Gazeta shkruan se Rama është kontadiktor në të thënat dhe veprimet e tij, pasi nga njëra anë kryeministri e portretizon veten si një politikan pro perëndimor që kundërshton luftën e Rusisë në Ukrainë dhe nga ana tjetër bashkëpunon me McGonigal që punon për rusët.
“Kur ishte ende në F.B.I., McGonigal zhvilloi një marrëdhënie me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe ndërmori hapa në dobi të politikanit, sipas prokurorëve në Uashington. Zoti Rama e ka portretizuar veten si një reformator dhe kundërshtar i luftës së Rusisë në Ukrainë. Por pas daljes në pension të tij në 2018, zoti McGonigal punoi në anën tjetër, në listën e pagave të një oligarku rus të sanksionuar, Oleg Deripaska, që dikur shihej si anëtar i rrethit të ngushtë të Presidentit Vladimir V. Putin, bazuar në aktakuzën për McGonigal dhe një tjetër shtetas Sergei Shestakov“, shkruhet ndër të tjera në artikullin e New York Times.
Pjesë nga artikulli ku flitet mbi përfshirjen e kryeministrit Rama:
“Në gusht 2017, thanë prokurorët, ai u takua me Agron Nezën, biznesmen nga Nju Xhersi i përshkruar në aktakuzën e Uashingtonit si Personi A. Përveç Deripaska, personat e përmendur në aktakuzat e McGonigal nuk u emëruan.
Neë York Times i identifikoi ata përmes të dhënave publike dhe intervistave me njerëz të njohur me rastin.
Agron Neza, 59 vjeç, ka lindur në Shqipëri dhe është punësuar nga një agjenci inteligjence atje disa dekada më parë. Më vonë ai u transferua në Shtetet e Bashkuara, u vendos në veri të Nju Xhersit dhe u bë shtetas amerikan. Ai nuk është akuzuar për ndonjë shkelje.
Në takimin e gushtit 2017, McGonigal i kërkoi para Nezë, thanë prokurorët. Ata nuk dhanë detaje se si u takuan Neza dhe McGonigal, marrëdhënien e tyre si dhe nuk zbuluan arsyen e kërkesës. Por në aktakuzën e Nju Jorkut, Neza përmendet si miku i McGonigal. Në muajt pasi McGonigal kërkoi para, ata bënë udhëtime të shumta në Evropë, ku McGonigal me sa duket përdori pozicionin e tij në përpjekjet për të krijuar biznes për Nezaë, sugjeruan prokurorët në padinë e Uashingtonit.
Në shtator 2017, ata udhëtuan për në Shqipëri, thanë prokurorët, ku Neza e prezantoi McGonigal me Dorian Duçkën, një ish-zyrtar shqiptar që shërbente si këshilltar informal i kryeministrit Rama. Duçka, i përshkruar në aktakuzën e Uashingtonit si Personi B, e solli McGonigal të takohej me kryeministrin Rama.
McGonigal duket se është përpjekur të shtyjë kryeministrin drejt dhënies së një licence për shpime nafte për një subjekt të lidhur me Nezë dhe Duëkë, sugjeruan prokurorët.
McGonigal gjithashtu dukej se po përpiqej të ndihmonte Neza në lidhjen e marrëveshjeve me një politikan dhe biznesmen shqiptar, i cili donte që FBI të hetonte atë, thotë aktakuza e Uashingtonit.
McGonigal organizoi një udhëtim të mëvonshëm jashtë shtetit që një prokuror amerikan ta intervistonte atë në Austri, duke përdorur Nezë si përkthyes të tij. Prokurorët sugjeruan se takimi ishte një mashtrim; nuk kishte asnjë procesverbal zyrtar të intervistës dhe Neza nuk ishte paguar për punën. Në të njëjtën ditë, McGonigal dhe Neza fluturuan për në Shqipëri, ku u takuan me politikanin dhe diskutuan mundësitë e biznesit, thuhet në aktakuzë.
Atë vjeshtë, Neza i dha McGonigal 225.000 dollarë në para në tre këste, sipas aktakuzës. Neza bëri një nga pagesat brenda një makine të parkuar në Neë York City dhe të tjerat në shtëpinë e tij në Neë Jersey, thanë prokurorët. McGonigal premtoi se do t’i kthente paratë, sipas aktakuzës. Prokurorët nuk e kanë akuzuar McGonigal për marrjen e ndonjë veprimi zyrtar në këmbim të pagesave.
Në nëntor, pasi McGonigal u takua përsëri me kryeministrin Rama dhe Dorian Duçkën në Shqipëri, ai kontaktoi të njëjtin prokuror që kishte qenë me të në Austri për një hetim të mundshëm ndaj një lobisti që kundërshtari politik i Ramë kishte punësuar për të pasur mbështetje nga Presidenti Donald J. Trump.
Ngjarjet e detajuara në aktakuzë dhe të dhëna të tjera publike duket se përputhen me përshkrimin e lobistit Nicolas D. Muzin.
Vetëm disa ditë përpara se McGonigal të kontaktonte me prokurorin, më 14 nëntor, Muzin paraqiti një kallëzim në Departamentin e Drejtësisë duke zbuluar lobimin e tij për Partinë Demokratike të Shqipërisë, partinë politike të qendrës së djathtë që sfidonte Ramë. Partia drejtohej nga Lulzim Basha, i cili ishte vendosur si mbështetës i Trump.
McGonigal hapi një hetim federal për një lobist për Lulzim Bashën, kundërshtar politik i Ramës në Shqipëri, thanë prokurorët.
Në fillim të vitit 2018, Neza vazhdoi t’i transmetonte McGonigal informacione- disa prej të cilave erdhën direkt nga zyra e kryeministrit Rama- për Nick Muzin, sipas aktakuzës së Uashingtonit. McGonigal më pas do ua përcillte këto informacione të tjerëve në zyrën e FBI në Nju Jork.
Në fund të shkurtit, FBI hapi formalisht një hetim për lobistin me kërkesën dhe udhëzimin e McGonigal. Neza ishte ndër burimet konfidenciale që dhanë informacione gjatë hetimit dhe Duçka pagoi dëshmitarët në Europë për udhëtimet dhe takimet e tyre me FBI-në, thuhet në aktakuzë.
Gjatë kësaj kohe, McGonigal dështoi të zbulonte kontaktet e tij me Dorian Duçkën apo marrëdhëniet e tij financiare me Agron Nezën, thanë prokurorët. Nuk është e qartë nëse Departamenti i Drejtësisë ndërmori hapa shtesë për të hetuar zotin Muzin dhe kundër tij nuk u ngrit akuzë. Muzin tha në një deklaratë se ai ‘nuk kishte arsye të besonte se ishte viktimë e një hetimi të rremë’.
“Por nëse do të isha, kjo është për të ardhur keq dhe shpresoj se drejtësia do të vihet në vend”, tha ai.”
Sipas akt akuzës Charles McGonigal ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për mos-raportimin e kontakteve dhe lidhjeve me zyrtarë të shteteve të tjera.
Sipas akt-akuzës, ish zyrtari i FBI-së rezulton të ketë marrë një shumë prej 225 mijë dollarësh nga shqiptaro-amerikani Agron Neza.
Kishte qenë vetë McGonigal që në gusht dhe më pas në shtator të vitit 2017 i kishte kërkuar Nezës nëse mund t’i siguronte një sasi parash, të cilat ky i fundit ia dha përgjatë vjeshtës së atij viti në tre episode të ndryshme.
Por përveç Nezës, në akt-akuzë shfaqen dhe lidhje të tjera të ish zyrtarit të FBI-së me personazhe të tjerë nga Shqipëria, ku ai realizoi disa vizita, gjatë së cilave zhvilloi dhe takime me kryeministrin Rama.
Takimet mes tyre janë zhvilluar gjithnjë në prani të Nezës dhe Dorian Duçkës të cilin akt-akuza e përshkruan si “i punësuar nga një konglomerat kinez energjie./albeu.com/