Të dënuarit e burgut të Malaspina në Caltanissetta në Itali kanë nisur një protestë pasditen e së premtes, e cila ka ngritur në këmbë autoritetet.
Rreth tridhjetë të burgosur u barrikaduan në repartin e institucionit të vuajtjes së dënimit dhe deklarojnë se do të qëndrojnë aty deri në plotësimin e kërkesave.
Duket se të dënuarit po protestojnë për kushtet brenda burgut. Policia dhe patrullat e Karabinierëve kanë ndërhyrë për të mbështetur punonjësit e policisë së burgjeve, raportohet në media.
Prokuroria gjithashtu është e pranishme në vendngjarje. Për momentin nuk raportohet për të lënduar.