“Prej ditësh më ndjek një makinë”, parandalohet vrasja, momenti kur policia shtrin në tokë autorët (VIDEO)

Policia ka parandaluar një një ngjarje të mundshme kriminale. Një 45-vjeçar në Shkodër ka denoncuar në komisariat se disa persona që lëviznin me një tip “Golf” e përndiqnin prej disa ditësh.

Mënjëherë, policia është vënë në veprim dhe ka bërë të mundur lokalizimin dhe bllokimin e automjetit  të dyshuar, në fshatin Mjedë, ku gjatë kontrollit ka rezuluar se në këtë automjet qarkullonin tre shtetas dhe në brendësi të automjetit Policia gjeti dhe sekuestroi tre shkopinj bejsbolli dhe një bidon me 5 litra benzinë.

Po në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë së Shkodrës në bashkëpunim me ato të Lezhës, gjetën në banesën e njërit prej këtyre shtetasve konkretisht, të shtetasit Florjan Vasija, banues në Dajç Lezhë, dy armë zjarri gjysëm automatik dhe 821 copë fishekë luftarak.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Florjan Vasija i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” .

Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dy shtetasit e tjerë  Z. V banues në Lezhë dhe E. D, banues në Tiranë,   të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër vijojnë intensivisht punën për zbardhjen edhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materjalet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykates së Shkalles së Parë  Shkodër për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 15.10.2021 15:40