EMRAT/ Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Janë zgjedhur tre anëtarët e rij të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ata janë Sokol Stojani, Ludovik Dodaj si dhe Zeqir Hoda.

Nga votimi për kandidatin prokuror të Prokurorisë së Përgjithshme komisioni shpalli fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” kandidatin Sokol Stojani, i cili ka marrë 195 vota, 14 vota ishin të pavlefshme.

Nga votimi për kandidatin prokuror të prokurorive të Apelit komisioni shpalli fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” kandidatin Ludovik Dodaj ka marrë 192 vota, 17 vota ishin të pavlefshme.

Nga votimi për kandidatin prokuror të prokurorive të shkallëve të para rezultoi se kandidati Zeqir Hoda ka marrë numrin me të lartë të votave dhe shpallet fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

 


Shtuar 15.10.2021 15:43