U infektua me COVID-19, revoltohet këngëtarja shqiptare

Këngëtarja Adelina Thaçi ditën e djeshme përmes një postimi në Facebook deklaroi se ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Në T7, këngëtarja tregoi për gjendjen e saj shëndetësore.

“Çdo ditë simptomat po ndryshojnë. Fillimisht kam pasur lodhje të trupit, më pas dhimbje koke, dhimbje në qafë saqë lëvizjet e kokës ishin të kufizuara. Më pas dhimbje të syve, ndërsa temperaturë kam pasur vetëm një herë”, tha këngëtarja.

Adelina u shpreh e revoltuar me ata që nuk po besojnë se ekziston virusi dhe të tjerët që nuk e tregojnë se janë prekur.

“Jam revoltuar shumë saqë kur po shoh komentet nganjeherë po them çfarë niveli jemi ne. Ska pse të mbahet e fshehtë, na shkoj jeta duke thenë “mos kallëzo për atë, e për ketë”, përfundoi Adelina.


Shtuar 9.07.2020 15:23