​Pesë zgjidhje të shpejta, si ta largoni urthin në kushte shtëpie

Një filxhan pije e nxehtë ose shumë e ftohtë, një qese patatina që keni ngrënë me nxitim mund të jenë shkaku i urthit, i cili shfaqet edhe si një ndjesi djegieje në gjoks. Ndjenja është e pakëndshme dhe këtë e hasin shpesh personat që vuajnë nga refluksi i acidit.

Kur gazi mbetet në stomak, ai gjithashtu mund të grumbullohet në zonën e gjoksit dhe të ushtrojë presion mbi strukturat përreth duke shkaktuar parehati dhe madje dhimbje. Ju mund të përpiqeni ta zgjidhni këtë problem me gjërat që tashmë i keni në shtëpi.

1. Çaji i kamomilit

Nëse ndodh pas një vakti, përgatiteni menjëherë një filxhan çaj bimor. Shumë njerëz betohen për efektivitetin e tij, sepse ndihmon në relaksimin e traktit të sipërm të tretjes.

2. Çaji me xhenxhefil

Grini një copë të vogël rrënjë xhenxhefili të freskët dhe lëreni në një filxhan me ujë të nxehtë për disa minuta. Mund ta ëmbëlsoni edhe me pak mjaltë.

3. Çaj mente

Një filxhan me çaj nenexhik do t’ju lehtësojë gjendjen, por kini kujdes të mos merrni shpesh pasi kjo mund të jetë një shenjë se duhet të shkoni te mjeku.

4. Merrni pak sodë buke

Shpërndani gjysmë luge çaji sodë buke në një gotë me ujë. Gjithashtu kini kujdes që të mos merrni zakon.

5. Bëni një shëtitje

Ulja dhe shtrirja e shpeshtë mund të përkeqësojë urthin. Lëvizja do të ndihmojë në heqjen e gazit të bllokuar rreth gjoksit. Përveç kësaj, shmangni ushqimet pikante, të yndyrshme dhe të tharta.