Vdekja e Mbretëreshës, Premier League merr vendimin: Rikthim në fundjavë, por jo plotësisht

Premier League ka njoftuar zyrtarisht  se gara në futbollin anglez do të rifillojë këtë fundjavë edhe pse jo plotësisht.

Ndeshjet United- Leeds dhe Chelsea – Liverpool nuk do të mund të zhvillohen.

Kjo për shkak se dita që janë përcaktuar këto dy takime përkon me një ditë para funeralit të mbretëreshës Elizabeth II dhe për të dyja këto takime nuk mund të garantohet prania e autoriteteve policore.

Një vendim që nuk u ka pëlqyer të gjitha palëve, pasi konsideronë  se ceremonia e rëndësishme do të jetë ditën e hënë, kur bëhet varrimi dhe jo të dielën, pavarësisht se ka disa akte specifike gjatë pasdites./albeu.com