Ish-kryeministri Fatos Nano ka vendosur të udhëtojë jashtë shtetit, teksa është parë duke hyrë në zonën VIP të Aeroportit të Rinasit i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Xhoana.
Ndryshe nga disa ditë më parë ku u shfaq në karrige me rrota në një spital privat, Nano duket në gjendje të mirë shëndetësore.
Ende nuk dihet rsyeja dhe destinacioni i udhëtimit të ish-kryeministrit.
Pas shkëputjes nga politika, Nano ka zgjedhur që të jetë sa më larg vëmendjes mediatike. Hera e fundit që ai u shfaq në intervistë, ishte vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit ku mbështeti Edi Ramën për të marrë një mandat të tretë.