Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e nesërme e cila pritet të zhvillohet para parlamentit.
Noka u përjashtua nga Kuvendi për 10 ditë dhe nuk do të lejohet të jetë i pranishëm gjatë seancës plenare që do të mbahet ditën e nesërme.
Megjithatë ai ka njoftuar se do të jetë jashtë Parlamentit me të gjithë qytetarët që do t’i bashkohen protestës.
“Parlamenti nuk e shmang dot me sajesa dite seancën me debat dhe komisionin hetimor për çështjen Rama-McGonigal. Jashtë sallës plenare do të jeni ju, qytetarët e këtij vendi. Parlamenti është i juaji”, shkruan Noka në Facebook.
Albeu.com/