Njihuni me Simona Leskovskan, ish-finalisten e Miss Sllovakisë – ajo punon me kombëtaren sllovake dhe konsiderohet që do t’iu sjellë fat edhe ndaj Anglisë

Yjet e Sllovakisë në Euro 2024 shpresojnë të frymëzohen për fitore ndaj Anglisë duke punuar me një ish-mbretëreshë bukurie.

Skuadra e Francesco Calzonas organizoi një përballje në 1/16-ën me Tre Luanët, e cila zhvillohet të dielën, pasi sllovakët përfunduan në vendin e tretë në Grupin E.

Lojtarët sllovakë do të zhvillojnë intervista me ish-pretendenten për ‘Miss Sllovakia’, Simona Leskovsa, përpara ndeshjes me Gelsenkirchen.

Zeshkania ka punuar me Federatën e Futbollit të vendit të saj që nga viti 2021.

Ish-modelja dhe influencuesja ka pothuajse 200 mijë ndjekës në Instagram.

Simona ishte gjithashtu një finaliste në konkursin ‘Miss Sllovakia 2015’.

“Kam tre vjet që punoj për Federatën e Futbollit të Sllovakisë dhe kam filluar me ekipin U-21”, u shpreh ajo.

“Ata ishin një skuadër e mirë, u mësova me ta dhe shtatorin e kaluar kalova në punën me ekipin e parë”.

“Por kanë kaluar disa vite dhe ata njerëz që më qeshën tani duan të bëjnë foto me mua”, tha mes tjerash Simona.

Simona do të jetë në fushë të dielën, ndërsa Anglia kërkon të arrijë në çerekfinale, pasi konsiderohet favorite ndaj Sllovakisë.

Ajo shtoi: “Ju mund të shihni një fytyrë të bukur, por unë kam kaluar shumë kohë të vështira për të arritur këtu ku jam tani”.

“Ka ende shumë objektiva që dua të arrij”, thekson mes tjerash Leskovska.


Shtuar 27.06.2024 19:36