“Nesër e ke aty, me qetësi dhe dashuri”, zbardhen përgjimet e trafikantëve shqiptarë të drogës: Kujdes djema!

Dy ditë më parë një megaoperacion i zhvilluar mes autoriteteve italane dhe shqiptare me ndihmën e EUROJUST çoi në shkatërrimin e një bande të trafikur të drogës.

Si rezultat i operacionit, 43 anëtarë të grupit që drejtohej nga tre shqiptarë, u arrestuan.

Ditën e sotme janë zbarhdur përgjimet e kryera mes anëtarëve të grupit kriminal në trafikun e drogës.

Albeu.com mëson se në dosje thuhet se një prej anëtarëve të grupit kriminal, pikërisht, Gjergji Luli rinis aktivitetin e trafikimit të lëndëve narkotike, pasi e kishte pezulluar përkohësisht për shkak të arrestimit të arrestimit shtetasit Alfred Luli.

Në përgjimet e kryera në automjetin tip Hunday, me targë, FB 153LR në përdorim të shtetasit Gjergii Luli dhe bashkëpunëtorit të tij Saimir Prenga, u bë e mundur që të zbulohej identieti i një furnizuesi të lëndës narkotike kanabis sativa I treguar me shkronjën L, i cili u identifikua më pas si Lorenc Arapi.

Në këtë bisedë Lorenc Arapi garantonte mbëritjen e ngarkesës brenda dy ditësh duke u shprehur se: “. Nesër e ke aty (kamionistin) nëser në mbrëmje ose pasnesër në mëngjes, me qetësi dhe dashuri…”

Ndërkohë në dosje thuhet se ky import është konkretizuar tre ditë më vonë, me datë 15.01.2018, nga shoferi i kamionit Milam Ristic, i cili u arrestua me reth 12 kg marijuanë.

Biseda e datës 12.01.2018 ne oren 14:47 e zhvilluar ne bordin e automjetit Hyundai:

ARAPI Lorenc: Shko! Fajin e kane kartat e kreditit.

LULI Gergji: Por ne nuk e perdorim ate karte krediti.

ARAPI Lorenc: E perdor.

LULI Gjergji: Po pse e perdorni? Njeri i parave.

ARAPI Lorenc: Shko, shko!

LULI Giergit: Ku?

ARAPI Lorenc: Urgnano (komuna e rezidences se motres se Lorenci)

LULI Gjergji: Cfare pe?

ARAPI Lorenc: Pashe nja dy djem, mbeta i habitur se i pashe ketu. Une sapo kam ardhur.
Une kam ardhur tani, kam fjetur vetem nje ore qe nga mbreme. E pashe nga cepi i pasqyres. I pashe perseri, mbeta i habitur. Ne fakt e mora rrugen nga pas. Sido qe te jete, mos me ler jashte makines. Une shkoj ne kembe. Me ler me larg, ne anen e frutave. Ne rregull? ti shko merr rrugen pertej..

LULI Gjergji: Apo do te te le ne Urgano?

ARAPI Lorenc: Po, me ler ne Urgnano. Me lane pershtype ato bij k.., me nje BMW te zeze, 320.

LULI Gjergji: Ndaj me degjo tani… dua te te le nje detyre se nuk mund te flas me Mirin (Saimir PRENGA), e di?

.. Sepse Miri nuk po tregon fare vemendje. Une nuk jam nje idiot qe rri ne shtepi. Une jam nje djale i ri dhe jam gjithmone i mbyllur ne dhomen time … I bejme mireseardhjen, e marrim me vete. Duhet t’i thuash te mos perzihet me te tjeret. Nuk kam cfare t’i them sepse duket se po i thote me qellim.

ARAPI Lorenc: si si??

LULI Gergji: Keto shoke kemi.. se ka nje shok ketu me ne … ka ardhur per qef (viaggio di piacere)… ti e di festa etj… e hyr dil e di ti me…

ARAPI Lorenc: po po

LULI Gjergji: duhet t’i thuash “Miri rri ne shtepi”.

ARAPI Lorenc: I shkruaj

LULI Gjergji: Shkruaji ja le si detyre se e di si jam une te tregova.. une rri ne shtepi githe diten.

ARAPI Lorenc: Shiko mrapa aman

ARAPI Lorenc: Mbani syte hapur! Ju them sinqerisht! Kini kujdes djema!/Albeu.com/


Shtuar 28.01.2023 12:53