“Mushka, çokollata dhe pako”, përgjimet nxorën zbuluar bandën italo-shqiptare, kodet që përdorte grupi i trafikut të drogës

Autoritetet italiane çmontuan një bandë italo-shqiptare të trafikut të drogës dy ditë më parë në Bergamo.

Si rezultat i operacionit u arrestuarn 43 persona, ndërsa banda drejtohej nga tre shqiptarë.

U sekuestruan mbi 4 milionë euro që dyhsohet se urojnë nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës.

Në dosjen hetimore tregohet edhe mënyra se si funksiononte grupi dhe kodet që përdornin anëtarët e organizatës për të mos u kapur nga autoritetet.

Veprimet dhe pagesat e  grupit

Nga analizimi i fletoreve dhe llogarive të kryera si dhe nga veprimet e tjera hetimore është bërë e mundur që të përcaktohet se periudha 07/ 03.2016 deri në 24.01 2017 (dita e sekuestrimit të sasisë prej 2 kg) shtetasve Renato Zefi dhe Gjergj Zefi iu është dorëzuar nga Alfred Luliu dhe Gjergj Luli në total prej 12 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, që I korrespondon një vlere monetare prej mbi 200 mijë euro.

Nga veprimet hetimore të kryera është bërë e mundur që të provohet  se Alfred Luli dhe Gjergji Luli  kanë importuar në mënyrë të paligjshme sasinë e lëndës narkotike prej 28 kilogramë kokainë, 153 kg kanabis sativa dhe 40 kilogramë hashash kundrejt një vlere prej 960 mijë euro, sipas shumave, shifrave dhe llojeve të drogës të marra nga fletoret me shkrim dore të sekuestruara në banesën e Alfred Lulit. Këto fakte kanë ndodhur në provincën e Bergamos, në periudhën korrik 2015-maj 2016.

Një pjesë e sasisë së lëndës narkotike është shitur për llogari të vëllezërve Luli nga shtetasi Lorenc Arapi në provincën e Bergamos, i cili dyshohet se ka shitur rreth 100 kg canabis sativa (të paguara me dy këste prej 80 000 euro më datë 01.10.2015 dhe 23.10.2015), si dhe 12 kilogramë canabis sativa të tjera, të sekuestruara në datën 15/01.2018 shoferit Milan Ristic.

Po kështu, Gjergji Luli në bashkëpunim me Saimir Prenga, kanë importuar në mënyrë të paligjshme sasinë e lëndës narkotike prej 67 kg Kannabis sativa, në tre episode:

1) 40 kilogramë para datës 08.12.2017 me vlerë 70 500 euro

2) 12 kg  me datë 16.12.2017

3) 15 kg me datë 01.07.2018

Veprimet hetimore

Nga përgjimet telefonike të kryera për Alfred Lulin dhe vëzhgimet e bëra, është bërë e mundur që të provohet se Alfred Luli në datat 8  dhe 12 mars kishte bërë takime për shitjen e lëndëve narkotike në favor të Saimir Prenga dhe Rexhep Dallupi.

Por çfarë kodesh përdorte grupi i strukturuar i trafikut të drogës ?

Në dosje, simboli “S” tregon lëndën narkotike të llojit marijuanë me origjinë nga Spanja.

Simboli “A”  tregon lëndën narkotike të lloji marijuanë nga Shqipëria

Simboli “H” tregon substancën narkotike të llojit kokainë

Fjala “Pako” përdoret për të treguar 1 kilogram,

Fjala “tym” dhe “çokollate” tregon substancën narkotike  të llojit hashash

Fjala “lekë”  monedhë shqiptare, përdoret për të treguar monedhën në euro.

Fjala “Mushka” përdorej për të treguar e ”Korrierin” i ngarkuar me transportin e drogës dhe e parave./Albeu.com/