Mbipopullimi në burgje, Manja: Në 2023 do t’i propozojmë Parlamentit një amnisti penale

Në ministrinë e Brendshme ditën e sotme po zhvillohet prezantimi i arritjeve të ministrisë së Brendshme dhe asaj të Drejtësisë për vitin 2022 si dhe objektivat për 2023.

Ministri i Drejtësië, Ulsi Manja tha se për herë të parë në sistemin e burgjeve numri i të paraburgosurve e tejkalon numrin e të dënuarve.

Manja: Në sistemin e burgjeve numri i të paraburgosurve tejkalon numrin e të dënuarve. Sa i përket paraburgimit ne kemi një mbipopullim. Pse vjen kjo? Mbipopullimi ka shumë faktorë, por lidhet edhe me veprimtarinë e sistemit gjyqësor. Drejtësia është pushtet i pavarur, por sa i takon sistemit të hetimit dhe ndjekjes penale, në të gjitha rekomandimet tona ne kemi pjesë të rekomandimeve që Prokuroria dhe sistemi i drejtësisë do duhet të aplikojë gjithë alternativat e dënimit.

Manja theksoi se amnistia penale është një mekanizëm për të ulur mbipopullimin në burgje, por qëllimi i saj nuk është ulja e mbipopullimit në sistemin  e burgjeve.

Manja: Për vitin 2023 nuk mund ta them saktësiht kohën, në objektivat tona është që t’i propozojmë Parlamentit shqiptar miratimin e një amnistie penale. Kohën nuk mund ta them por është obkjektivi ynë./Albeu.com./