Categories: Uncategorized

Zyberi nga Krusheva: Do jem kryeministër për të gjithë

Sot nga qyteti i Krushevës Kandidati për kryeministër të parë shqiptar Naser Ziberi ia nisi duke rikujtuar historikun e këtij vendi i cili në vete ngërthen histori të rëndësishme duke filluar nga ai i Kryengritjes së Ilindenit gjë që simbolzon çlirimin nga Perandoria Osmane. Njëherit “Maqedonia e Veriut, është vend që ne të gjithë e duam dhe e quajmë atdheun tonë, ka kaluar shumë kryengritje, revolucione dhe luftëra në të kaluarën, gjithmonë duke luftuar për pavarësi e gjithashtu ka pasur edhe tensione ndëretnike. Ne luftuam së bashku kundër armiqve nga jashtë, dhe luftuam kundër njëri-tjetrit, kur shqiptarët kërkuan barazi”.

Në fjalën e tij Ziberi theksoi: “Edhe pse luftërat ishin të domosdoshme – kurrë nuk është lufta ajo që sjell sukses, është gjithnjë paqja. Jemi të suksesshëm, vetëm kur luftojmë së bashku dhe jo kundër njëri-tjetrit, shqiptarët, maqedonasit, turqit, serbët, vllehët, boshnjakë dhe romët, ne mund të jemi etnitete të ndryshme, por ne ndajmë një vend, ndajmë shtëpinë tonë, së bashku, arritëm paqe, së bashku arritëm anëtarësimin në NATO dhe së bashku do të arrijmë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, të bashkuar, ne do ta bëjmë jetën në Maqedoninë e Veriut më të mirë për të gjithë qytetarët dhe do të krijojmë një të ardhme mundësish më të mirë për fëmijët tanë”.

Të lidhura

None found

Mes tjerash ai iu referua edhe luftës për çlirim nga politika dypolësh i poshtetit të ndarë midis VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së në kto tridhjet vitetet e fundit: “Një luftë e ftohtë politike, ku askush nuk mund të fitojë, por një gjë është e sigurt, qytetarët gjithmonë kanë humbur dhe ne jemi akoma të mbërthyer në këtë sistem të vjetruar politik, i cili i shërben vetëm vetes dhe partive politike, i cili bazohet në ndarje dhe urrejtje, lufta kundër këtij sistemi, lufta për çlirim nga ky dypolësh është demokratike, paqësore dhe jo e dhunshme. Thjesht duhet të përdorim të drejtën tonë themelore për të votuar – edhe pse partitë e vjetra maqedonase e rrezikojnë edhe këtë”- tha Ziberi.

Në fjalën e tij ai ju bëri thirje qytetararëve që: “Pavarësisht përkatësisë etnike dhe politike – le ta ecim së bashku këtë rrugë, le të ecim përpara së bashku në një shtet të ri, bashkëkohor demokratik, ku qytetarët janë të barabartë dhe ku të drejtat demokratike janë të paprekshme. Ai u zotua se “Si Kryeministër i parë madje edhe jopartiak dhe i pavarur i Maqedonisë së Veriut, unë do të jem në shërbim të qytetarëve. Detyra ime është që Qeveria të punojë për qytetarët, t’i jap fund regjimit partiak dhe të krijoj një vend më të mirë për të gjithë ne. Për shqiptarët, maqedonasit dhe të gjitha etnitë tjera, duke shtuar se “Krusheva është një simbol i çlirimit dhe i pavarësisë, zgjedhja e Kryeministrit të parë shqiptar do të jetë një simbol i barazisë dhe i një demokracie të re, bashkëkohore, por edhe më shumë”.

Ziberi fjalën e tij e përfundoi duke ju premtuar se: “Unë do të jem një Kryeministër më i mirë për të gjithë qytetarët, për shqiptarët, maqedonasit dhe të gjithë prej jush, si Kryeministër jopartiak, unë do tu përkushtohem juve, qytetarëve, dhe obligimi im i vetëm është që ta bëjmë Maqedoninë e Veriut një vend më të mirë, me më shumë prosperitet, me një cilësi më të mirë të jetesës, me më shumë transparencë dhe barazi të vërtetë. Le ta lëmë të kaluarën pas dhe të ecim së bashku drejt një të ardhme më të mirë. Le ta realizojmë ëndrrën”.

të fundit

Deputetja Mehmeti-Selimi: Kosova e gatshme për kontribut të drejtpërdrejtë në siguri si partnere e NATO-s

Dy deputetet, Shqipe Mehmeti-Selimi dhe Besa Kabashi-Ramaj, morën pjesë në sesionin e 72-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Në një…

12 minutes ago

Përballje shqiptare në Ukrainë: Tahiri shënon, Zabërgja asiston, por fiton Kolos Kovalivka

Ardit Tahiri ka shënuar gol në fitoren e Kolos Kovalivkas ndaj Kharkivit, ku luan Baton Zabërgja, duke fituar kështu përballjen…

15 minutes ago

Bashkia e Tiranës reagon pas akuzave të Ramës për shkarkimet nga “like” dhe “share”: Nuk jemi institucion në varësi personale të Kryeministrit

Bashkia e Tiranës ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me administratën bashkiake dhe pretendimet për shkarkimin e…

18 minutes ago

Marshimi vijon drejt Rrugës së Kavajës, shoferët solidarizohen me protestuesit përmes borive

Studentët, qytetarët dhe përfaqësues të shoqërisë civile vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës kundër qeverisë. Pasi…

28 minutes ago

Zbulohet manovra e fshehtë që përdori kampi i Guimaraes për kalimin te Arsenali

Një prapaskenë e pazakontë ka dalë në pah rreth transferimit të Bruno Guimaraesit te Arsenali gjatë afatit kalimtar të verës,…

33 minutes ago

Mickoski: North Macedonia’s economy ranks among the most successful in Europe

Kryeministri Hristijan Mickoski ka akuzuar opozitën se që nga viti 2024 dëshiron që shteti të përballet me falimentim dhe kriza,…

35 minutes ago