Kandidati për Kryeministër, Naser Ziberi, me sloganin “Realizo ëndrrën” ka vizituar ditën e sotme komunën e Tearcës dhe më tej duke vazhduar edhe në Poroj, Çellopek, Zherovjan, Kamjan, Reçicë e Vogël dhe Reçicë e Madhe.
Ziberi, bashkëbisedoi me qytetarët e këtyre vendeve lidhur me sfidat me të cilat ata ballafaqohen, njëherit ata haptas shpalosën sugjerimet, propozimet dhe idetë e tyre që kanë për të ardhmen e këtij rajoni, ku gjithashtu patën edhe rastin të marrin përgjigje lidhur me çështjet që i tangojnë ata nga përditshmëria e tyre.
None found
Ziberi me bashkëbiseduesit e tij foli edhe për zotimet e tij për 100 ditëshin e parë të madatit të tij, rëndësinë e madhe të këtij rrugëtimi, duke jua shpalosur idenë për Kryeministër të parë shqiptar, i cili është simbol i fuqishëm i barazisë, multietnicitetit dhe demokracisë bashkëkohore, i cili gjithashtu është ide e një jetese më të mirë për të gjithë.
Ziberi nga banorët e këtij rajoni kërkoi mbështetje për këtë ide jo vetëm nga banorët shqiptar, por edhe mbështetjen e maqedonasve dhe të bashkësive tjera etnike.
Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë dhe municion në një hambar në fshatin Kleçkë, në komunën e Zubin Potokut,…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë,…
Protestat përfshinë të shtunën gjithë Gjermaninë, të udhëhequra nga të rinjtë e gjeneratës Z, që ndryshuan strategji. [...] Read More...…
Protesta e studentëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në Shqipëri ka tërhequr edhe vëmendjen e BBC-së. Media britanike raporton…
Studentja në degën e Psikologjisë, Livia Dedej, e ftuar këtë të shtunë në Euronews në emisionin Review me Greta Topjana,…
Rusia ka humbur 1,588,180 trupa në Ukrainë që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022,…