Dy deputete, Shqipe Mehmeti-Selimi dhe Besa Kabashi-Ramaj, ishin të pranishme në sesionin e 72-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Mehmeti-Selimi ka publikuar një postim ku tregon për temat e trajtuara dhe për rolin e Kosovës në këtë takim.
None found
Ajo vlerëson se Kosova është dhe duhet të mbetet pjesë aktive e diskutimeve dhe proceseve që kanë të bëjnë me sigurinë, paqen dhe stabilitetin rajonal e ndërkombëtar.
Në postimin e saj ajo shkruan: “Ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë të drejtpërdrejtë në fushën e sigurisë, si partner i besueshëm i NATO-s dhe i Asamblesë së saj Parlamentare”.
Më poshtë është postimi i plotë i saj:
“Në Berlin, në kuadër të Sesionit të 72-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në cilësinë e udhëheqëses së Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në AP të NATO-s, së bashku me delegacionin tonë, po përfaqësojmë Kosovën në një platformë të rëndësishme të dialogut dhe bashkëpunimit parlamentar.
Pjesëmarrja jonë është dëshmi e përkushtimit për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, avancimin e bashkëpunimit parlamentar dhe riafirmimin e orientimit tonë të palëkundur euroatlantik.
Kosova është dhe duhet të mbetet pjesë aktive e diskutimeve dhe proceseve që lidhen me sigurinë, paqen dhe stabilitetin rajonal e ndërkombëtar. Ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë të drejtpërdrejtë në fushën e sigurisë, si partner i besueshëm i NATO-s dhe i Asamblesë së saj Parlamentare.”
Ardit Tahiri ka shënuar gol në fitoren e Kolos Kovalivkas ndaj Kharkivit, ku luan Baton Zabërgja, duke fituar kështu përballjen…
Bashkia e Tiranës ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me administratën bashkiake dhe pretendimet për shkarkimin e…
Studentët, qytetarët dhe përfaqësues të shoqërisë civile vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës kundër qeverisë. Pasi…
Një prapaskenë e pazakontë ka dalë në pah rreth transferimit të Bruno Guimaraesit te Arsenali gjatë afatit kalimtar të verës,…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka akuzuar opozitën se që nga viti 2024 dëshiron që shteti të përballet me falimentim dhe kriza,…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se Maqedonia e Veriut mund të funksionojë dhe të mbijetojë vetëm përmes bashkëjetesës së…