Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth mënyrës së veçantë që rrethi i Bruno Guimaraes përdori për t’i hapur rrugën transferimit te Arsenali gjatë merkatos së verës.
Sipas një raportimi të The Daily Telegraph, dëshira e mesfushorit brazilian për t’u bashkuar me Arsenalin ishte tashmë e njohur, por rruga e ndjekur për të realizuar lëvizjen ishte shumë më e pazakontë sesa ishte menduar.
None found
Në korrik, Newcastle kishte marrë një dokument me shkrim nga një ndërmjetës, i cili mbante logon e Arsenalit dhe pretendonte se klubi londinez ishte gati të paguante 54 milionë euro për mesfushorin.
Megjithatë, drejtuesit e Newcastle nuk morën asnjë konfirmim nga Arsenali për këtë ofertë, edhe pse u përpoqën të verifikonin vërtetësinë e dokumentit. Pasi kaluan disa javë pa përgjigje, “Laraskat” vendosën ta refuzonin atë.
Raporti zbulon se ai dokument ishte pjesë e përpjekjeve të kampit të futbollistit për të krijuar presion mediatik mbi Newcastle, me synim që klubi të pranonte shitjen e kapitenit të tij. Njëkohësisht, kjo lëvizje shërbente për të qetësuar pakënaqësinë e Guimaraes, i cili ishte i shqetësuar se e ardhmja e tij nuk po përparonte.
Mesfushori 29-vjeçar u transferua nga Newcastle te Arsenali për një shumë të raportuar prej 89 milionë eurosh.
Guimaraes ishte ndër lojtarët kryesorë që u larguan nga “St James’ Park” gjatë verës, në një periudhë kur Newcastle mbeti edhe pa Sandro Tonalin dhe Anthony Gordonin.
Braziliani pritet të rikthehet në Newcastle këtë mbrëmje, por këtë herë si kundërshtar me fanellën e Arsenalit.
Ai i ishte bashkuar Newcastle nga Lyoni në janar të vitit 2022, për një shifër që raportohej se mund të arrinte deri në 48 milionë euro. Gjatë kohës te klubi, Guimaraes shënoi 31 gola në 195 paraqitje dhe ishte kapiteni që ngriti trofeun e Carabao Cup në vitin 2025, pas suksesit ndaj Liverpoolit. Ai trofe ishte i pari titull madhor vendor i klubit pas shtatë dekadash.
Bisedimet konkrete mes Arsenalit dhe Newcastle filluan drejt fundit të korrikut. Sipas The Daily Telegraph, propozimi i klubit londinez përbëhej nga rreth 60 milionë euro, të shoqëruara me bonuse të lidhura me paraqitjet dhe sukseset.
Por Newcastle nuk ishte i gatshëm ta lëshonte kapitenin me ato kushte. Drejtuesit e klubit vendosën një ultimatum: Arsenali duhej të paguante 89 milionë euro pa bonuse shtesë, në mënyrë që transferimi të realizohej.
Në fund, marrëveshja u arrit dhe Guimaraes u bë pjesë e Arsenalit, ndërsa historia e dokumentit me logon e klubit londinez nxori në pah një anë të panjohur të negociatave.
Studentët, qytetarët dhe përfaqësues të shoqërisë civile vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës kundër qeverisë. Pasi…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka akuzuar opozitën se që nga viti 2024 dëshiron që shteti të përballet me falimentim dhe kriza,…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se Maqedonia e Veriut mund të funksionojë dhe të mbijetojë vetëm përmes bashkëjetesës së…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar akuza të reja ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, këtë herë…
Protestuesit kanë bllokuar Rrugën e Durrësit, ndërsa vijojnë protestën me thirrje për dorëheqjen dhe arrestimin e kryeministrit Edi Rama. “Dorëheqje!”,…
Pas protestës që nisi në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Pjesëmarrësit…