Categories: Uncategorized

Naser Ziberi nga Kërçova: Fitorja jonë në dobi të qytetarëve

Kandidati për Kryeministër, Naser Ziberi së bashku me Shtabin Qendror Zgjedhorë të BDI-së, qëndroi në komunën e Kërçovës, ku para të pranishmëve sqaroi se pse me datë 15 korrik të këtij viti në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare duhet të rrethohet numri 9-të.

“Këto zgjedhje kanë një rëndësi të veçantë sepse me 15 korrik nuk do të prodhojmë një kryeministër të LSDM-së dhe VMRO-së, por duhet të prodhojmë një kryeministër që jep garanci për barazi dhe ky kryeministër është i mbështetur nga vetë ideja që e ka dhënë kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti,” u shprehë në fillim të fjalimit të tij kandidati për kryeministër të RMV-së, z.Ziberi.

Të lidhura

None found

Në vazhdim të fjalimit, z.Ziberi tha se janë numëruar shumë projekte të realizuara deri më tani që nuk mund të mohohen nga askush por për të ecur përpara dhe për ti rritur kapacitet e për ta bërë Maqedoninë një vend të barabartë e me perspektivë nevojitet unitet.

“Sot përballemi me pandeminë dhe kjo pandemi kërkon bashkim. Kemi sfidën që e kemi përball anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe kjo gjë kërkon unitet, por ky unitet kërkon barazi dhe drejtësi. A mund të themi se kjo barazi është e mjaftueshme! A është Maqedonia shtet me vlera evropiane dhe demokratike ku dy kryetarët e partive më të mëdha maqedonase janë të antagonizuar në skajshmëri mirëpo kur është vjen puna për kryeministrin
shqiptarë ata tregtojnë me deputet në mes vete! Mund të flasim për një Maqedoni, me vlera evropiane kur kemi kundërshtarë që është kundër asaj që unë deklaroj se fëmijët tanë duhet të mësojnë gjuhën e njeri tjetrit dhe të kuptohemi më mirë! A mund të themi se jemi shtet evropian kur rijmë para një himni i cili na përjashton?! Padyshim që përgjigja është JO dhe prej këtu buron ideja e z. Ahmetit që të bëjmë betejën përfundimtare që të kemi një kryeministër shqiptarë dhe një Qeveri që do të eliminoj edhe barrierat e fundit për arritjen e këtij synimi,”
theksoi Ziberi.

Kandidati për kryeministër të RMV-së, Ziberi shtoi se ideja e z.Ahmetit do të jetë si një udhërrëfyes i parë në Qeverinë e ardhshme ku do të krijohet instrumenti që do të detyrojë kundërshtarin politik që duke u ulur në tavolinën e bisedimeve vendimet të merren me pëlqim të përbashkët.

“Kemi një program që do të realizoj barazinë e vërtet duke krijuar një gjykatë që do të merret me hetimin e të gjitha rasteve gjyqësore të motivuara qoftë etnikisht apo politikisht. Ne do të jemi luftëtarë të një barazie ekonomike, prandaj të gjitha investimet kapitale do ti shpërndajmë në mënyrë të barabartë për gjithë qytetarët në vend.

Këto përcaktime tona i shqetësojnë kundërshtarët tonë sepse e dinë se fitorja është në të mirën e qytetarëve dhe në dëm të atyre që duan ta mbajnë këtë sistem mbi polar dhe të antogonizuar. Fitorja jonë nuk është në dëm të qytetarëve por në dëm të LSDM-së dhe VMRO-së. Të dashur qytetarë me 15 korrik na bashkoheni në fitoren tonë të madhe, na bashkoheni që duke rrethuar numrin 9 –të, rrethoni perspektivën tuaj, rrethoni kryeministrin e parë shqiptarë,” tha në fund të fjalimit të tij z. Ziberi.

të fundit

Deputetja Mehmeti-Selimi: Kosova e gatshme për kontribut të drejtpërdrejtë në siguri si partnere e NATO-s

Dy deputetet, Shqipe Mehmeti-Selimi dhe Besa Kabashi-Ramaj, morën pjesë në sesionin e 72-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Në një…

13 minutes ago

Përballje shqiptare në Ukrainë: Tahiri shënon, Zabërgja asiston, por fiton Kolos Kovalivka

Ardit Tahiri ka shënuar gol në fitoren e Kolos Kovalivkas ndaj Kharkivit, ku luan Baton Zabërgja, duke fituar kështu përballjen…

16 minutes ago

Bashkia e Tiranës reagon pas akuzave të Ramës për shkarkimet nga “like” dhe “share”: Nuk jemi institucion në varësi personale të Kryeministrit

Bashkia e Tiranës ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me administratën bashkiake dhe pretendimet për shkarkimin e…

18 minutes ago

Marshimi vijon drejt Rrugës së Kavajës, shoferët solidarizohen me protestuesit përmes borive

Studentët, qytetarët dhe përfaqësues të shoqërisë civile vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës kundër qeverisë. Pasi…

29 minutes ago

Zbulohet manovra e fshehtë që përdori kampi i Guimaraes për kalimin te Arsenali

Një prapaskenë e pazakontë ka dalë në pah rreth transferimit të Bruno Guimaraesit te Arsenali gjatë afatit kalimtar të verës,…

33 minutes ago

Mickoski: North Macedonia’s economy ranks among the most successful in Europe

Kryeministri Hristijan Mickoski ka akuzuar opozitën se që nga viti 2024 dëshiron që shteti të përballet me falimentim dhe kriza,…

36 minutes ago